Gareth Bale pritet t’i mbetet besnik Real Madridit

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 09:16 | Nga

Gjatë ditëve të fundit mediat britanike kanë raportuar se Gareth Bale mund të transferohet në Manchester United, nëse Real Madrid e transferon Kylian Mbappen nga Monaco.

Por, e përditshmja sportive madrilene, Marca, ka qetësuar tifozët e Los Blancos. Gazeta madrilene është e sigurt se Bale do të mbetet në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell Express.

Marca ka kontaktuar njerëzit e afërt të Bales të cilët kanë bërë të ditur se ish anëtari i Tottenhamit është i etur të arrijë rezultate pozitive me Real Madridin.

Bale vitin e kaluar kishte vazhduar kontratën me Real Madridin deri në vitin 2022, derisa kishte paralajmëruar se do të pensionohet te klubi mbretëror.

“Kjo është kontrata e jetës sime, unë dua të dal në pension këtu,” kishte deklaruar Bale më 30 tetor të vitin 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme