Gaseprinit i mungon Ronaldo në Serie A, derisa shpjegon edhe dallimin mes Cityt, Liverpoolit dhe Unitedit

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini këmbëngul se ndeshja kundër Manchester United nuk është ‘vendimtare’ dhe shpjegon dallimin mes Djajve të Kuq, Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Atalanta do të presë Unitedin në stadiumin Gewiss nesër (e marte). La Dea është në barazim me pikë me Villarealin në Grupin F të Ligës së Kampionëve.

Gasperini foli në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes evropiane kundër Djajve të Kuq.

“Për ne, është një lojë e rëndësishme, por vetëm nëse fitojmë”, deklaroi Gasperini

“Ne e dimë se na duhen gjashtë pikë nga tre ndeshjet e ardhshme, kështu që kjo ndeshje është e rëndësishme, por jo vendimtare”.

Atalanta u përball me Liverpoolin dhe Manchester United gjatë dy sezoneve të mëparshme të Ligës së Kampionëve.

Ata morën një pikë në dy ndeshje kundër skuadrës së Pep Guardiolës dhe mundën Reds në Anfield.

“Kur u takuam me Liverpoolin dhe Cityn, ata ishin në kulmin e tyre”, shtoi Gasperini.

“Ata ishin të organizuar, solidë dhe me një identitet të qartë. Për mua, United duket si një ekip në ndërtim e sipër. Megjithatë, ata kanë potencial të madh, nuk kanë qenë të qëndrueshëm, por janë ende një ekip shumë i fortë”.

Të ngjashme