Gashi i lumtur për ndërtimin e statujës për Majlinda Kelmendin, po shikohet mundësia për lokacionin

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka mirëpritur vendimi nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, për ta nderuar me statujë bronzi ikonën e xhudos kosovare e ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi.

Ai tha se së bashku me autoritetet qendrore e lokale për të përcaktuar vendin e përshtatshëm për vendosjen e statujës.

Postimi i plotë:

Është lajm shumë i mirë, vendimi nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, për ta nderuar me statujë bronzi ikonën e xhudos kosovare e ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi.

Si ministër, e mirëpres bashkëpunimin me Majlinda Kelmendin e Driton Kukën si dhe me autoritetet qendrore e lokale për të përcaktuar vendin e përshtatshëm për vendosjen e statujës.

Dua të falënderoj drejtuesit e IJF-së me në krye Marius Vizer për këtë vendim të qëlluar dhe i përgëzoj Majlindën, Dritonin dhe tërë ekipin e tij për këtë mirënjohje nga IJF-ja, një dëshmi kjo për suksesin, arritjet e traditën tashmë të krijuar të Xhudës në Kosovë. KG

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme