Gashi premton palestër të re sportive në Prishtinë, pas rishikimit të buxhetit në qershor

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 12:40 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ( MKRS), Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Federatës e Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, raporton Ekonomia Online.

 Sipas memorandumit të nënshkruar, Federata mbështetet nga Ministria me 248 mijë e 472 euro.

Ai tha se ky vit ka qenë i suksesshëm për Kosovën. Ministri Gashi ka përmendur disa suksese që e kanë karakterizuar Kosovën këtë vit.

Gashi ka thënë se këtë vit pritet të përfundojë palestra sportive e Istogut derisa ka lënë të hapur mundësinë e një palestre të re në Prishtinë, por kjo do të bëhet pas rishikimit të buxhetit në qershor.

“Është kënaqësi e veçantë të jemi këtu në këtë institucion të rëndësishëm. Jemi në një fazë të rëndësishme të sukseseve të basketbollit të Kosovës. Viti i kaluar ka qenë i suksesshëm për Kosovën. Me kënaqësi kemi ardhë me e nënshkruar marrëveshjen. Këtë vit i përuruam dy palestra. Tashmë Kosovës i kemi dhënë njërën prej palestrave më të bukura siç është ajo e Rahovecit. Po ashtu edhe palestra e Shtimes. Në qershor të këtij viti do të përfundon dhe palestra e Istogut dhe bashkë me kryetarin u dakorduam për mundësinë e krijimit të një palestre të re në Prishtinë pas rishikimit të buxhetit në qershor”, tha ministri Gashi.

Kryetari i Federatës e Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, tha se ministri Gashi e ka përkrahur shumë basketbollin në Kosovë që nga ardhja e tij në krye të MKRS-së.

“Shpresoj që edhe këtë vit do të na përkrahni. Kemi përkrahjen që e kemi pasë edhe në vitin e kaluar. Ju faleminderit personalisht për gjithë angazhimin tuaj për basketbollin e Kosovës. Për ketë punë ju keni një ndikim të madh. Ju keni ndikuar në zhvillimin e sportit kosovar. E keni bë një organizim të madh për klubin e vajzave”, tha Fetahu, raporton EO.

Të ngjashme