Gashi: Tri lajme të mira për sportin kosovar

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka uruar përfaqësuesen e Kosovës për fitoren ndaj Maltës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Urime djema, Urime Kosovë”, ka shkruar ministri Gashi në faqet e tij në rrjetet sociale.

Kosova sot shënoi fitore bindëse ndaj Maltës me rezultat 5 me 0, në ndeshjen si mysafire në kuadër të Ligës së Kombeve, dhe mban pozitën e parë në Grupin D.

Në Instagram, ministri Gashi ka uruar dhe për dy lajme të tjera të mira për sportin kosovar.

Xhudisti Akil Gjakova është stolisur me medaljen e argjendtë në Grand Prix e Hagës; si dhe Gentiana Beqa ka triumfuar në kategorinë “Wellens Fitness”, në garat e fitnesit të cilat u mbajtën në Pekin nga 15-17 nëntor.

“Tri lajme të mira për sportin kosovar”, ka shkruar kreu i MKRS-së.

 

Të ngjashme