Gati nënshkrimi, Matthijs de Ligti mbërrin në Itali

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Ajax, Matthijs de Ligt ka mbërritur në Torino për të kompletuar transferimin tek Juventus, një transferim i cili do bëhet për 67.5 milionë paund, 70 milionë euro.

19 vjeçari pëlqehej dhe u kërkua edhe nga Manchester United, Barcelona, PSG, por holandezi preferoi të vazhdojë karrierën e tij në Seria A, shkruan Top Channel.

Matthijs de Ligt debutoi në 2016 dhe fitoi Kampionatin dhe Kupën e Holandës. Në 2017 ishte në finalen e Europa League. Ai ka shënuar 8 gola në 77 ndeshje me Ajaxin, ekipi për të cilin luajti që 9 vjeç dhe në mars të 2018 u bë kapiten, duke qenë kapiteni më i ri i klubit.

Të ngjashme