Gattuso: Andre Silvan nuk e largoi askush, ishte vendimi i tij

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Gennaro Gattuso ka dhënë një intervistë mbrëmë pas fitores kundër Sassuolos 4-1 në kuadër të Serie A-së.

Mbrëmë strategu italian luajti pa sulmues kryesor, dhe u detyruar të luajë me Castillejon si sulmues kryesor, pasi Gonzalo Higuain ishte i lënduar dhe Patrick Cutrone nuk ishte i gatshëm, ndërkohë është pyetur për largimin e Andre Silvas në drejtim të Sevillas gjatë verës, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi portugez për një stinor në Milan nuk arriti ta tregojë vetën, pasi nuk kishte hapësirë për të luajtur si startues, ndërsa në Sevilla deri më tani i ka shënuar 7 gola në La Liga, kurse në Serie A i shëno vetëm dy gola në stinorin e kaluar.

“Andre Silva nuk dëshiroi të qëndrojë, kështu kur e dëgjova këtë, e dija se nuk mund ta bindësh dhe nuk mundja t’ia premtoja 20 ose 30 ndeshje. Nuk kisha dyshim që është një sulmues i madh, mirëpo askush nuk e largoi Andre Silvan. Ai dëshiroi të largohej”, ka thënë Gattuso.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme