Gattuso: Besojmë në Ligë të Kampionëve

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 15:36 | Nga

Gennaro Gattuso ka paralajmëruar se nuk ka ndeshje të lehta për Milanin, megjithëse thotë se skuadra e tij ende beson se mund kualifikohet në Ligë të Kampionëve.

“Kuq e zinjtë” po synonin të paktën pozitën e katërt në Serie A këtë sezon, por Vincenzo Montella u shkarkuar pas një fillimi shumë të dobët, transmeton Express.

Gattuso erdhi në vend të tij në ulësen e nxehtë, dhe nesër skuadra e tij përballet me Crotone me 14 pikë më pak se vendi i katërt, Roma.

“Nuk ka ndeshje të lehta për ne” ka thënë Gattuso në një konferencë për media.

“Pozita jonë në ligë nuk është e mirë, por jemi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe në 1/16 të Evropa Ligës. E kemi një rrugë të gjatë për ta kaluar, por derisa matematika nuk në dënon, duhet të besojmë në Ligë të Kampionëve”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme