Gattuso hëngri kërmill të gjallë për të larguar presionin te lojtarët e Milanit

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 14:58 | Nga

Gennaro Gattuso ka pranuar se sa ishte lojtar kishte bërë një veprim të pazakontë para bashkëlojtarëve të tij derisa përgatiteshin për ndeshjen me Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve gjatë vitit 2010.

Andrea Pirlo bëri të ditur se Gattuso hëngri një kërmill të gjallë për të larguar presionin te lojtarët para ndeshjes kthyese ndaj Manchester Unitedit.

Pak orë para finales së kupës kundër Juventusit, Gattuso është pyetur për veprimin e vitit 2010, por ka insistuar se e hëngri kërmillin për të ulur tensionin në ekip para ndeshjes, por ky veprim nuk pati efekt pasi Milani humbi 7 me 2 me rezultat të përgjithshëm.

“Kam bërë gjëra më të këqija sesa ngrënia e një kërmilli të gjallë”, ka thënë Gattuso në konferencën për media. “Qëllimi nuk ishte te kërmilli”, ka shtuar ai.

“Po e them këtë sepse qëllimi im ishte që në një moment të caktuar është e nevojshme të bësh diçka për të thyer tensionin”, ka treguar ai.

“Për këtë shkak nuk e kisha problem të bëja gjithçka dhe ishim pak orë para gjysmëfinales me Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve dhe kishim shumë presion”, ka thënë trajneri italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme