Gattuso: Kam ëndërruar të luaj me Modriçin

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Milanit Gennaro Gattuso ka treguar se ai do të “dëshironte” të luante me Luka Modric derisa do të kishte dashur ti kishte kundërshtar Paul Pogban dhe Blaise Matuidin.

Gattuso është pyetur nga kanali i UEFA’së në Youtube sot se cilët lojtarë do të dëshironte ti kishte shokë skuadre dhe cilët rivalë, si dhe cilin aktor të Hollywoodit do të preferonte ta luante atë në film.

“Të gjithë do të thoshin Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, por unë do të dëshiroja të luaja me Luka Modric”, tha ish-mesfushori italian.

“Mendoj se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, me mentalitet të fortë dhe një futbollist i pastër. Nëse kthehemi më parë në pozitën time kishte lojtarë të egër fizikisht si: Edgar Davids, Dennis Ëise, Paul Ince dhe të tillë karakter”.

“Për këtë kohë do të isha përballur me kënaqësi kundër Paul Pogbas. Një tjetër lojtar është Matuidi. Duket se ai nuk ndalet së vrapuari”.

“Ai e mban mirë topin, ka ndërhyrje jashtëzakonisht të mirë. Aktorin? Robert De Niro, mendoj. Nëse e shikoni atë si flet dhe bën me gjeste, janë shprehjet e mia fizike dhe ato të fytyrës”.

“Kënga me e mirë për ju? Mendoj se është kënga e Ligabue, “Un avita de Mediano” (Jeta e një mesfushori). Kur e dëgjojë këtë këngë, i përmbledh të gjitha ato që kam bërë gjatë gjithë jetës sime”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme