Gattuso krenar për Milanin: Kjo skuadër nuk vdes kurrë

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht mungesave të shumta për shkak të dëmtimeve, Milani bëri një paraqitje mjaft të mirë dje në transfertën ndaj Lazios dhe “flirtoi” me fitoren, e cila i rrëshqiti nga duart vetëm në minutat shtesë të takimit.

Kjo sfidë ka lënë një shije mjaft të mirë te trajneri i kuqezinjve, Genaro Gattuso, i cili nuk i kurseu lavdet për djemtë që stërvit dhe kërkoi që të ruajnë përqendrimin edhe në sfidat në vijimësi.

“Është një Milan që nuk vdes kurrë. Në momente të vështira, kur të gjithë e japin për të vdekur, kjo skuadër zgjohet dhe dhuron paraqitje të denja për fanellën që përfaqëson. Duhet të vazhdojmë kështu”, deklaroi Gattuso.

Tekniku i kuqezinjve pranon se mungesat i kanë krijuar probleme, por edhe kanë ndihmuar grupin që të bashkohet më shumë dhe të sakrifikojnë maksimalisht, në ndihmë të njëri-tjetrit në fushën e lojës.

“Kemi dëmtime të shumta, por më shqetëson pasi na mungojnë lojtarë nga i njëjti rol dhe në disa pozicione kemi probleme numrash. Megjithatë e shoh grupin më të bashkuar dhe më të gatshëm për të sakrifikuar dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin në fushën e lojës”, tha trajneri Gattuso.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme