Gattuso me shumë mungesa në mbrojtje, Rrahmani mund të luajë sërish në fundjavë

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Gennaro Gattuso vazhdon të ketë probleme në mbrojtje, pasi shumë lojtarë tashmë do të mungojnë në ndeshjet në vijim.

Në ndeshje ndaj Udineses u dëmtua mbrojtësi grek Kostas Manolas, ndërsa italiani Giovanni di Lorenzo ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen me Fiorentinën në fundjavë.

Gattuso do të jetë i detyruar t’i besoj dyshes Amir Rrahmani – Nikola Maksimovic, apo të rrezikojë me senegalezin Khalidou Koulibaly, i cili vijon rikuperimin.

Trajneri italian i kishe besuar Rrahmanit në ndeshje me Udinesen, por pas një gabimi, ai u zëvendësua pas 45 minutash.

Lajme të këqija vijnë edhe nga sulmuesi Victor Osimhen, që vijon të jetë i prekur nga coronavirusi, ndërsa ende nuk e ka kaluar dëmtimin në shpatull.

Ndërkohë ndaj Fiorentinës pritet të rikthehet belgu Dries Mertens, që mungon prej disa javësh. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme