Gattuso: Milani nuk është ekip i mirë

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 08:56 | Nga

Pas barazimit të tretë me radhë të Milanit në Serie A, i fundit ishte mbrëmë kundër Empolit 1-1, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka thënë se ekipi i tij nuk është i mirë.
Ishte ndeshja e fundit e javës së gjashtë me Milani që një ndeshje me pak, atë kundër Genoas, transmeton Gazeta Express.

Në pesë ndeshjet e Milanit në këtë stinor, skuadra e Gattusos ka pranuar gol në secilën ndeshje.

“Krijuam shumë raste shënimi në pjesë të parë dhe në atë të dytën, pastaj ndodhi gabimi”, tha Gattuso pas ndeshjes.

“Problemi ynë është finalizimi i ndeshjes, sepse ne punuam mirë edhe pa një lojtar të rëndësishëm siç është Gonzalo Higuaini”.

“Nuk jemi një skuadër e madhe. Duhet të rritemi. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu rezultatet do vinë”.

Milani luan përsëri të dielën kundër Sassuolo përsëri si mysafir.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme