Gattuso: Milani nuk ka vdekur ende, nuk largohem

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso është tejet optimist për ndeshjet e fundit të ekipit të tij dhe e sheh mundësinë e hapur për të siguruar sezonin e ardhshëm plasmanin në Ligën e Kampionëve.

Legjenda italiane ndër të tjera ka mohuar se do largohet nga ‘’Rossonerët’’.

Milani aktualisht mban pozitën e shtatë në tabelë me 56 pikë, tre pikë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Atalanta.

Ndeshja e ardhshme luhet në ‘’San Siro’’ kundër Bolognas dhe Gattuso shpreson se ekipi i tij do t’i kundërpërgjigjet kritikëve me një fitore, përcjell lajmi.net.

‘’Nuk kemi vdekur ende. Jemi ende në garë për plasmanin në Ligën e Kampionëve dhe shkuam deri në gjysmëfinale të Kupës’’.

‘’Ne do ta bëjmë të pamundurën deri në fund’’.

‘’Unë nuk e kam ndërmend largimin. Do vazhdoj të mbetem trajner i Milanit’’, deklaroi ai.

Të ngjashme