Gattuso: Montella nuk gaboi shumë, nuk kishte fat

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 09:24 | Nga

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, gjatë konferencës për media ka thënë se është i gatshëm për këtë sfidë të madhe.

Italiani erdhi nga ekipi i të rinjve për të zëvendësuar Vincenzo Montellan e shkarkuar.

“Aktualisht jam i qet, por jo për shumë. Para kam një detyrë shumë të vështirë. Jam lindur i gatshëm, në fakt dy muaj para kohe”.

“Ku bëri gabim Montella? Ai nuk gaboi shumë, por me raste të duhet edhe një fat i mirë. Kur vijnë 10-12 lojtarë të rinj, ju duhet me shumë kohë. Ia heqi kapelën për qasjen në jetë dhe punë”.

“Montella u kritikua se në 23 ndeshje kishte 23 formacione të ndryshme? Unë dua të vendosi rekord, 24 me 25”, tha Gattuso duke qeshur.

“Berlusconi më thirri, ishte një bisedë shumë për zemër dhe jam i lumtur. Po ashtu edhe Li me telefonoi dhe së shpejti do ta takojë për të folur ballë për ballë, ka thënë Gattuso.

Aktualisht Milani renditet në vendin e gjashtë me 20 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme