Gattuso nuk do nënvlerësimin e Romës nga Milani

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Gennaro Gattuso i ka paralajmëruar lojtarët e tij që të mos nënvlerësojnë Romën që po kalon në një formë të dobët ndërsa ka lavdëruar Tiemoue Bakayokon, Lucas Paquetan dhe Krysztof Piatek.

“Roma mund të mos jetë në formë të mirë, por është ekip i fuqishëm. Realizojnë gola nga ndërprerjet dhe janë shumë të rrezikshëm, prandaj duhet të kemi kujdes sepse do të jetë e vështirë”, ka thënë Gattuso.

“Kanë lojtarë të talentuar dhe një trajner që ka punuar mirë në vitet e fundit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka thënë veç të tjerash trajneri italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme