Gattuso po largohet, Napoli ka pesë emra në listë për ta zëvendësuar

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Sipas gazetës Il Mattino, Napoli dhe Gennaro Gattuso do të ndajnë rrugët në fund të sezonit presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis ka filluar të mendojë për trajnerin e ri, ku ka pesë kandidatë në listë.

Azzurrët kanë tri pikë më pak se Atalanta që renditet në vendin e katërt në tabelën e Serie A, por me një ndeshje më pak që do ta zhvillojnë ndaj Juves.

Ata janë eliminuar nga Liga e Evropës dhe Kupa e Italisë dhe sipas disa raporteve të medieve në Itali, marrëdhënia midis Gennaro Gattusos dhe Aurelio De Laurentiis janë përkeqësuar.

Prandaj, fituesi i Kupës së Botës me Italinë do të ndajë rrugët me Napolin në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata.

Gazeta Il Mattino konfirmon se Gattuso do të largohet nga “Stadio Maradona” në fund të edicionit aktual, ndërsa shton se pesë kandidatë janë në listën e Aurelio De Laurentiis.

Ish-trajnerët e Napolit, Rafael Benitez dhe Maurizio Sarri janë në listën e presidentit, megjithëse ish-trajneri i Juventusit thuhet se refuzoi një ofertë për t’u kthyer në Napoli që në janar.

Ivan Juric i Hellas Verona, Roberto De Zerbi i Sassuolo dhe Vincenzo Italiano i Spezias janë kandidatët e tjerë të mundshëm për punën e Napolit.

Të ngjashme