Gattuso: Shpresoj që Higuain të qëndrojë

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë që shpreson në qëndrimin e Gonzalo Higuainit sa më gjatë që është e mundur.

31-vjeçari është në Milna në formë të huazimit nga Juventusi me opsion blerje në fund të këtij stinori, mirëpo spekulimet ekzistojnë se ai mund të largohet nga Milani dhe të kalojë te Chelsea në këtë afat kalimtar.

“Higuain e ka treguar vetën mirë”, ka thënë Gattuso.

“Shpresoj që ai qëndron këtu sa më gjatë që është e mundur, nëse nuk ndodh kështu do të shohim. Nuk do të jetë problem për mua”.

Higuain ka shënuar gjashtë gola dhe nj asistim në 15 paraqitje në Serie A, dhe ka shënuar dy gola e ka bërë dy asistime në Europa League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme