Gattuso takohet me Mendes, po kërkohet nga skuadra e Premierligës

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Gennaro Gattuso në Milan është e pasigurt dhe siç raportohet nga  Gazzetta dello Sport,  trajneri i Rossonerëve është takuar me agjentin Jorge Mendes në një restorant të njohur në Milano.

Gazeta milaneze shton se agjenti portugez i paraqiti atij mundësinë e punësimit në Premier League dhe më saktësisht në Newcastle, të cilët po përballen me vështirësi të ndryshme në negociatat për rinovimin e kontratës së Rafa Benitez.

Duke folur për kontratat, Gattuso është i lidhur me Milanin me një marrëveshje deri në qershor 2021, por është gati të vlerësojë zgjidhje alternative për sezonin e ardhshëm, pavarësisht kualifikimit të Ligës së Kampionëve.

Trajneri gjithmonë e ka vënë klubin përpara çdo gjëje, por lidhja e tij me Leonardo gjithmonë ka qenë disi jo ideale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme