Gattuso tregon pse Milan duhet të fitojë kundër Juventusit

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 09:58 | Nga

Gennaro Gattuso ka pranuar se skuadra e tij do ta ketë të vështirë triumfin ndaj “Bianconerëve”.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka ftuar ekipin e tij ta mposht Juventusin në finalen e Coppa Italia.

Gattuso ka pranuar se skuadra e tij do ta ketë të vështirë triumfin ndaj “Bianconerëve”, por beson se mund t’ia dalin.

“E dinë të gjithë se do të takohemi me një ekip që fiton tashmë disa vite si Juventus”, deklaroi Gattuso pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Duhet të fitojmë për ne, për klubin dhe pronarët e rinj. Më pëlqen se jemi rikthyer në formë dhe është me rëndësi edhe për inkuadrimin sa më të mirë për futbollistët e rinj”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme