Gavi do të “blindohet” përmes klauzolës në vlerë 1 miliard euro

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Barcelona mbetet optimiste që Gavi do ta nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me këtë klub.

Gjiganti katalunas synon ta blindojë super-talentin spanjoll, i cili megjithatë nuk e ka vazhduar ende kontratën shkaku i kërkesave të larta, që nuk përputhen me mundësitë e klubit.

“ESPN” raporton se “Blaugrana” po mendojnë t’ia vendosin atij klauzolën e shkëputjes së kontratës në vlerë prej 1 miliard eurosh, përcjell “Gazeta Express”.

Ndërkohë, interesim për përfaqësuesin e ri spanjoll ka shfaqur Liverpooli, i cili dëshiron të përfitojë nga rasti dhe ta bëjë të vetin lojtarin.

Por, Gavi duket se e sheh veten vetëm në “Camp Nou” dhe shpejt mund të arrihet marrëveshja për një kontratë të re afatgjate. 

Të ngjashme