Gazeta britanike: Rashica, edhe më afër transferimit në Aston Villa

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Gazeta britanike Express and Star raporton se Aston Villa është duke tentuar ta kompletojë sa më shpejt transferimin e yllit kosovar të Werder Bremenit, Milot Rashicës.

Sulmuesi anësor kosovar – i cili besohet se kushton rreth 25 milionë euro – u la jashtë skuadrës së Werder Bremenit për ndeshjen miqësore të dielën kundër Eintracht Braunschweig të dielën, përderisa trajneri Florian Kohfeldt e pranoi se paqartësia lidhur me të ardhmen e tij ishte njëra ndër arsyet.

Aston Villa ishte interesuar për transferimin e Rashicës edhe gjatë afatit kalimtar të janarit dhe sërish pasi sezoni ishte ndërprerë shkaku i përhapjes së koronavirusit në botë, shkaku i paraqitjeve të mira të Rashicës.

Në 34 ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij sezoni, Rashica ka kontribuar me 11 gola dhe tetë asiste, ndërsa paraqitjet e tij më mbresëlënëse erdhën gjatë pjesës së parë të sezonit.

Edhe Monaco e Leipzigu është raportuar se duan ta transferojnë Rashicën këtë verë, mirëpo gjatë kohës së fundit është raportuar se kosovari ka më së shumti gjasa ta vazhdojë karrierën në Angli me Aston Villën.

Aston Villa i kishte shpenzuar 140 milionë funte verën e kaluar dhe këtë sezon e arriti mbijetesën në Premierligë për një pikë. Investime të mëdha janë paralajmëruar edhe këtë verë dhe Rashica raportohet të jetë ndër prioritetet e klubit anglez. 

Të ngjashme