Gazeta e njohur angleze vlerëson lartë sulmuesin shqiptar: Broja është Didier Drogba i ri

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Chelsea iu kthye fitoreve në Premier Ligë, teksa me skuadrën e parë dhe nën urdhërat e Frank Lampardit debutoi edhe Armando Broja, transmeton Gazeta Metro.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29’të në kampionatin anglez, Chelsea shënoi fitore ndaj Evertonit me rezultatin 4-0.

Në këtë ndeshje debutoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, i cili hyri si zëvendësues i Giroudit në minutën e 85’të.

E nga tifozët e klubit anglez, por edhe mediat atje, 18 vjeçari shqiptar tashmë ka filluar të quhet edhe si ‘Didier Drogba i ri’.

‘The Sun’ ka publikuar një artikull për Brojën, duke treguar për historinë e tij që nga koha kur ishte pjesë e Tottenhamit dhe kalimit te Chelsea.

Në mbi shkrimin e këtij artikulli, ‘The Sun’ ka vlerësuar lartë sulmuesin shqiptar, duke shkruar: “Zëvendësuesi i Chelseas, Armando Broja, është Didier Drogba i ri i ‘grabitur’ nga Tottenhami. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme