Gazeta italiane: Messi përgatit formacionin kundër Nigerisë

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 12:55 | Nga

Argjentina është në një situatë kritike për vazhdimësinë e saj në Botëror megjithëse ka ende shpresë për ta.

Humbja drastike kundër Kroacisë ka ngjallur shumë debat brenda klubit, ku është kërkuar shkarkimi i trajnerit Jorge Sampaoli.

Por edhe “ylli” i Barcelonës Lionel Messi, nuk ka mbetur jashtë syrit të kritikuesve madje është kërkuar që edhe ai të largohet nga Kombëtarja e tij.

Dita e madhe për Argjentinën është nesër ku do të përballet me Nigerinë dhe do ti duhet një fitore me një golavarazh të lartë në mënyrë që të këtë shpresë për kualifikim, transmeton Albeu.

Sipas “Il Corriere dello Sport” Argjentina pritet të bëjë një ndryshim të madh në formacionin e saj dhe të dhënat paraprake parashikojnë se jashtë formacionit startues do të mbesin Caballero, Aguero, Meza dhe Acuna.

Si zëvendësues të tyre do të jenë Armani, Banega, Higuain dhe Di Maria.

Gazeta “Il Corriere dello Sport” vazhdon me tej duke thënë se këto ndryshime janë bërë më dëshirën e Lionel Messit i cili do të rimarrë skemën taktike, me të cilën luan te Barcelona.

Të ngjashme