Gazetarët e sportit gati për ndeshjen Kroaci-Kosovë

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 11:36 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Gazetarëve të Sportit të Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për udhëtimin e gazetarëve të sportit për të përcjellë ndeshjen mes Kroacisë dhe Kosovës, transmeton Ekonomia Online.

Ndeshja mes Kroacisë dhe Kosovës do të luhet me 2 shtator në “Maksimir” të Zagrebit, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Edmond Thaçi, nënkryetar i Shoqatës Gazetarëve të Sportit ka thënë se do të vazhdojnë të jenë përkrah gazetarëve dhe se organizimi i këtij udhëtimi është bërë në bashkëpunim me agjencinë turistike “Vas Tour” është një lehtësi e madhe për gazetarët të cilët kanë pasur vështirësi më herët.

“E kemi dhënë premtimin se do t’i ndihmojmë gazetarët në ngjarje të mëdha dhe kjo nuk është hera e parë që SHGSK ndihmon gazetarët.Projekti i parë ka qenë për në Budapest në Kongresin e UEFA-së, dhe po vazhdojmë tash në Zagreb. SHGSK po rritet dhe kjo falë donatorëve. I kemi bërë të gjitha përgatitjet për në Zagreb, ku përveç ndeshjes Kroaci-Kosovë, do të kemi takim edhe me gazetarët kroat”,tha Thaçi.

Arlind Sadiku, sekretar i shoqatës tha se në Zagreb do të jenë gjithsej 11 gazetarë dhe dy kameraman.

“Shoqata e Gazetarëve të Sportit ka bërë edhe disa projekte të tjera, do të ketë edhe takime me kolegët gazetarë dhe me kryetarin e Shoqatës së gazetarëve atje. Besoj që do të jetë një mundësi e mirë sepse e dimë sa e limituar është mundësia e përcjelljes së aktiviteteve të tilla. Bordi i Shoqatës në bashkëpunim me partnerët e saj, mundëson udhëtimin vajtje ardhje dhe akomodimin e gazetarëve pa pagesë në qendër të Zagrebit”, transmeton Ekonomia Online.

Gazetarët do të nisen më 1 shtator dhe do të qëndrojnë dy ditë.

Lista e 11 gazetarëve dhe dy kameramanëve që udhëtojnë në Zagreb përbëhet nga:

Arlind Grantolli, Edmond Thaçi, Qëndresa Krelani, Leonard Hajdaraj, Genta Cana, Fatmir Bytyqi, Agron Gashi, Dren Gërguri, Esad Ejupi, Masar Sokoli, Dardan Berisha, Adem Haliti, Moral Pozhegu.

Të ngjashme