Gazetarët sportiv marrëveshje me Federatën e Sportit Universitar

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 12:07 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), ka nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Federatën e Sportit Universitar, raporton Ekonomia Online.

Musa Selimi, presidenti i Federatës së Sporteve, tha se kjo marrëveshje është e mirëpritur pasi që si federatë po kanë vështirësi për të realizuar të gjitha aktivitetet sportive që janë në dobi të studentëve.

“Edhe më herët nuk ka munguar përkrahja e gazetarëve sportiv. Federata ka fituar në hendboll që është ngjarja më e mirë që ka ndodhur. Na presin ditë ku shumë shpejt do të vijë 2022, shoqata e gazetave sporti të jemi afër vendit për sportin në përgjithësi. Ndër prioritet tona është edhe organizimi i ligave universitarë’, tha ai.

Selimi paralajmëroi edhe aktivitet të tjera dhe bashkëpunime me gazetarët sportivë për të mundësuar aktivitetet sportive.

“Memorandumi i tretë i nënshkruar nga Shoqata e Gazetave Sportiv e kemi të nënshkruar edhe me Federatën e Futbollit dhe nuk dot ndalemi me kaq. Vet prezenca e sporteve është një imazh edhe për gazetarinë sportive apo është një kulture prezantim i shtetit dhe gazetarët duhet ta japin kontributin e tyre”, tha ai.

Edmond Thaqi, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës tha se në të ardhmen do të realizojnë projekte të përbashkëta në dobi të sportit.

“Padyshim që shumë gazetarë të sportit kanë dalë nga këtu. Kemi aktivitete që ia kushtojmë doajenit të gazetarisë sportive. Andaj ne kemi projekte që bë të ardhmen do t’i bashkërendojmë që janë në të mirë të gazetarisë sportive”, tha ai.

Të ngjashme