Gazetari anglez konfirmon takimin Shaqiri – Liverpool

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 16:00 | Nga

Xherdan Shaqiri ka pranuar se nuk do të jetë më lojtar i Stoke Cityt, pas rënies nga kategoria të kësaj skuadre.

Pas kësaj deklarate së fundmi Liverpooli është futur fuqishëm në garë për transferimin e gjilanasin.

Ka qenë gazetari anglez i Bleacher Report, Dean Jones që ka konfirmuar se agjentët e Shaqirit janë takuar me Liverpoolin ditën e premte.

“Liverpool ka mbajtur bisedime me agjentët e Shaqirit të premten, marrëveshja duket afër”, ka shkruar në Twitter gazetari i Bleacher Report, Dean Jones.

Interesim për Shaqirin kanë shprehur shumë skuadra të njohura si Everton, Tottenham Hotspur, Neëcastle United, West Ham United, Southampton, Crystal Palace, Huddersfield, Eintracht Frankfurt, Borussia Dortmund dhe Galatasaray.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme