Gazetari holandez: Tani e kuptova pse Serbia po lobonte kundër Kosovës në UEFA

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Gazetari holandez, Stefan Van Dijk, është shprehur se e ka kuptuar pse Serbia ka lobuar për vite me radhë kundër Kosovës në UEFA.Stefan është një gazetar holandez që tash e disa vite jeton dhe vepron në Kosovë dhe është një nga tifozët e ‘flaktë’ të “Dardanëve”.

Përfaqësuesja e Kosovës mbrëmë nisi fazën e kualifikuese për Kampionat Evropian për herë të parë në histori ndaj Kombëtares së Bullgarisë. Kosova dhe Bullgaria barazuan me rezultat 1:1.

Tashmë, me këtë barazim ka shkuar në 12 ndeshje pa humbje duke lënë prapa kombëtare si Brazili, Anglia, Gjermaninë, Francë, Belgjikën dhe Spanjën.

Ai përmes një postimi në rrjetin e tij social, Twitter, ka ironizuar me shtetin e Serbisë, duke shkruar se tani e ka kuptuar se pse kanë lobuar me vite kundër Kosovës në UEFA.

Djelmoshat e Bernard Challandes nuk dijnë për humbje që nga nëntë nëntori i vitit 2017.Kosova me këtë barazim renditet në pozitën e tretë në Grupin A.

Të ngjashme