Gazetari italian e bënë të kryer transferimin e Hysaj te PSG

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 14:25 | Nga

Gazetari dhe autori italian, Livio Varriale, ka dhënë një lajm të bujshëm në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit shkodran të Napolit, Elseid Hysaj.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai shkruan se ‘Hysaj është shitur te Paris Saint Germain’, duke pretenduar se ky është një lajm i sigurt tashmë.

Ende nuk ka ardhur asnjë reagim as nga Hysaj, as nga Napoli dhe as nga PSG-ja në lidhje me këtë lajm të publikuar nga Varriale.

Megjithatë, statusi i këtij të fundit është shpërndarë nga shumë faqe napolitane, përcjell Supersport.

Kujtojmë që Varriale, përveçse gazetar, shkrimtar dhe autor programesh, është edhe një tifoz i zjarrtë napolitan, ndërsa këtë herë ka preferuar të mos japë burime për lajmin e tij.

Edhe dje gjatë ditës u raportua se mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare mund të largohet pas përfundimit të sezonit nga Napoli.

Sipas mediumeve italiane e ardhmja e Hysajt lidhet ngushtë me atë të trajnerit Maurizio Sarri, i cili pritet të largohet pas dy ndeshjeve të fundit.

Për Hysajn thuhet se ka një klauzolë te Napoli, e cila peshon 50 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme