Gazetari spanjoll: Neymar dëshiron të shkojë në Real Madrid

Prishtinë | 16 Dhj 2017 | 10:16 | Nga

Neymar nuk është i lumtur në Paris Saint-Germain dhe u ka thënë miqve të vet se dëshiron të kalojë në Real Madrid verën e ardhshme, sipas gazetarit të të përditshme spanjolle “AS”, Ignacio Minguelez.
Miguelez pohon se braziliani i ka thënë babait të vet, i cili shtroi ndikimin e tij në kalimin e të birit në PSG për 222 milionë euro gjatë verës, që t’ia sigurojë transferimin në kryeqytetin spanjoll, transmeton Express.

“Neymar është i lumtur me pagën që merr në PSG, por është penduar pse ka shkuar në këtë klub”, ka thënë gazetari spanjoll për emisionin sportiv “El Chiringuito”.

“Ai dëshiron të shkojë në Real Madrid në qershor. Ai tashmë u ka treguar miqve dhe i ka kërkuar babait të vet dëshiron ndryshim në verë në mënyrë që të mos e duroj edhe një sezon tjetër në Francë”, ka shtuar gazetari spanjoll.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/gazetari-spanjoll-neymar-deshiron-te-shkoje-ne-real-madrid-475217/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme