“Gazzetta dello Sport”: Kjo është arsyeja pse nuk ikën De Biasi

Prishtinë | 13 Kor 2016 | 10:10 | Nga

Gazeta më e madhe sportive në Itali “Gazzetta dello Sport”, shkruan se një nga arsyet se pse Gianni De Biasi do të qëndrojë në stolin e Shqipërisë, është sfida që do ketë në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” ndaj Italisë.

E përditshmja citon një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, në pritjen kuqezinjtë pas kthimit nga Franca.

“Nuk ikën, përkundrazi do të jetë rivali i Italisë në eliminatorët e Botërorit”, shkruan gazeta italiane, duke iu referuar kreut të qeverisë.

Një surprizë e mundshme e Shqipërisë ndaj Italisë do të lartësonte imazhin e trajnerit De Biasi në vendin përtej Adriatikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme