Genc Hamiti largohet nga Drenica

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 13:17 | Nga

Njëri nga futbollistët më të mirë të edicionit të fundit, Genc Hamiti është futbollist i lirë.

Golashënuesi i spikatur ka shkëputur kontratën e tij me klubin e deritashëm Drenicën.

Kjo ka ardhur si pasojë e pamundësisë nga klubi për t’i kryer obligimet financiare.

Këtë gjë e ka konfirmuar Hamiti për Telegrafin, ku i ka falënderuar dhe i ka uruar suksese Drenicës.

“Prej sot zyrtarisht kam shkëputur marrëdhëniet kontraktuale me klubin e Drenicës”.

“Kjo ka ndodhur për shkak të pamundësisë së përmbushjes së obligimeve financiare nga klubi”.

“E falënderojë dhe i dëshiroj suksese Drenicës”, tha Hamiti.

Mbetet të shihet se ku do ta vazhdoj karrierën në të ardhmen Hamiti.

Kujtojmë se sulmuesi gjatë afatit kalimtar të janarit ishte ndër lojtarët më të kërkuar në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme