Genk publikon të ftuarit, Zhegrova mbetet në shtëpi

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të Europa League, Genk do ta zhvillojë nesër në mbrëmje një ndeshje tejet të rëndësishme.

Skuadra belge do të përballet me Sarpsborg nesër në kuadër të Grupit I në ”Cristal Arena”.

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Genk renditet në vendin e parë, megjithatë, diferenca e pikëve mes saj dhe vendit të dytë është vetëm një pikë, transmeton IndeksOnline.

Andaj, trajneri i Genk, Philippe Clement i ka ftuar lojtarët më të mirë të mundshëm me qëllimin për ta fituar këtë ndeshje vendimtare.

Megjithatë, Clement ka ”harruar” ta ftojë edhe mesfushorin ofanziv të Përfaqësueses kosovare, Edon Zhegrova.

Kjo s’është hera e parë e parë që Clement lë në shtëpi Zhegrovën për ndeshjet e Europa Leagues, pasi kjo i ka ndodhur talentit kosovar shumë herë./IndeksOnline/

Të ngjashme