Gentrit Begolli rikthehet tek Llapi

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi, Gentrit Begolli, është rikthyer edhe te KF Llapi, klub te i cili sot ka bërë prezantimin e tij dhe ka nënshkruar kontratë, transmeton Gazeta Metro.

Sulmuesi i krahut të majtë, Gentrit Begolli pas një viti të kaluar tek Flamurtari është rikthyer përsëri te skuadra llapjane.

Begolli ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje, ka njoftuar klubi nga Podujeva.

28 vjeçari ka qenë pjesë e Llapit në dy edicione: 2017/18 dhe 2018/19 ku në 38 ndeshje të zhvilluara kishte arritur shifrën e 4 golave dhe 4 asistimeve.

Të ngjashme