Georgina nxjerr në ankand fanellën e CR7 për një kauzë të rëndësishme

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Georgina Rodriguez ka hedhur në shitje disa nga koleksionet e saj dhe fanellën e Cristiano Ronaldos.

Georgina Rodriguez pas 20 mijë maskave të dhuruara si donacion për të luftuar COVID-19, tani bukuroshja ka nisur një tjetër kampanjë, shkruan lajmi.net.

Modelja me prejardhje nga Argjentina, përmes një postimi të hedhur në Instagram njoftoi se disa koleksione të saj dhe një fanelë të nënshkruar nga CR7 i ka hedhur në ankand, dhe paratë e grumbulluara do të shërbejnë si ndihmë për spitalet në Spanjë.

“Tani të gjithë jemi duke kaluar një periudhë të vështirë. Spitalet, infermierët, doktorët, i gjithë personeli i kujdesit shëndetësor dhe ata që u sëmurën nga kjo pandemi kanë nevojë për ndihmën tonë. Spanja vuajti shumë për shkak të pandemisë. Prandaj ne vendosëm të japim ndihmën tonë. Unë zgjodha 4 veshje të bukura dhe një fanellë të Juventusit të firmosur nga CR7, për t’i nxjerrë në shitje në Less App. Bashkë mund të ndihmojmë njëri-tjetrin, vendin dhe planetin. E gjithë shuma e grumbulluar nga shitjet e mia do të shkojë për spitalet spanjolle për të luftuar me COVID-19”, shkruan Georgina.

Të ngjashme