Gerrard e njofton Aston Villën me dëshirat e tij të para

Prishtinë | 13 Nën 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Steven Gerrard ka bërë të ditur dëshirën e tij të parë si trajner i Aston Villas.

Ikona angleze e futbollit, që tashmë ka marrë drejtimin e skuadrës nga Liga Premier, dëshiron ta ketë një ish-lojtar në skuadrën e tij.

DailyRecord bën të ditur se Glen Kamara, të cilin Gerrard e kishte lojtar te Rangers, është dëshira e parë e tij te Villa.

Anësori Ryan Kent është po ashtu një nga emrat që bën pjesë në listën e dëshirave të Steven Gerrard.

Duket se Gerrard dëshiron të rindërtojë te Aston Villa, për të arritur objektivat e synuara.

Aston Villa është aktualisht në vendin e 16-të në Ligën Premier me dhjetë pikë, dy më pak se zona që shpijen në Championship.

Të ngjashme