Gerrard: Kam pasur telefonata sekrete me Sir Alex Fergusonin

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard, ka zbuluar se kishte pasur telefonata sekrete me Sir Alex Fergusonin, duke e pranuar se ai dhe ish-trajneri i Manchester Unitedit e kanë lënë anash rivalitetin mes vete që prej pensionimit të tij nga futbolli.

Për rreth 15 vjet, Gerrard dhe Ferguson ishin rival në Premierligë, pasi i pari u bë kapiten i Liverpoolit dhe i dyti synim e kishte t’i rrëzonte të kuqtë nga froni dhe ta bënte Unitedin klubin më të suksesshëm në Angli.

Fergusoni korri sukses dhe u pensionua më 2013, derisa Gerrardi u largua nga Liverpooli dy vite më vonë si ikonë e klubit dhe më pas e nisi karrierën si trajner në MLS me LA Galaxy.

40-vjeçari e ka fituar dalëngadalë një reputacion si njëri prej trajnerëve të rinj me të ardhmen më të ndritur në stolin e Rangers.

Ai e ka pranuar se i ka kërkuar këshilla armikut të vjetër për punën e brendshme në futboll.

“Do t’jua tregoj një sekret të vogël: I kam pasur dy biseda me të”, tha Gerrard për Fergusonin.

“Që prej se jam pensionuar, ne e kemi lënë anash rivalitetin dhe ai më dha kohë në telefon për të folur, për t’ia bërë disa pyetje rreth punës së trajnerit këtu në Rangers. Ai ishte fantastik në ato biseda. Do të doja të ulja me të një ditë dhe ta pija një kafe”, tregoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme