Gerrard nuk e lë Rangersin, refuzon një ofertë të majme nga Besiktas

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Steven Gerrard nuk do të largohet nga skuadra e tij aktuale Rangers.

Së paku deri në përfundim të këtij edicioni legjenda angleze nuk do ta lërë klubin skocez.

Ish-mesfushori i Liverpoolit së fundmi ka refuzuar një ofertë shumë të mirë financiare.

Ka qenë gjiganti turk, Besiktas që ka tentuar ta marrë në krye të skuadrës Gerrardin, por pa sukses.

39-vjeçari u kontaktua nga Besiktas që nuk e ka nisur mirë këtë edicion në Superligën e Turqisë.

Gerrard ka vendosur t’i qëndrojë besnik Rangersit, skuadër e cila i dha mundësinë të promovohet si trajner i një ekipi të parë.

Gjithsesi anglezi ka falënderuar gjigantin turk për interesimin dhe ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen ta drejtoj Besiktasin.

Të ngjashme