Gerrard rikthehet në Angli

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 14:47 | Nga

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard përfundoi misionin në LA Galaxy dhe do të kthehet në ishull.

Mesfushori nuk do të kthehet në Anfield, por në Newcastle apo Celtic.

E gjithë kjo pasi që anglezi nuk ka vend në ekipin e Jurgen Klopp ndërsa ka marrë ofertë prej dy ish-menaxherëve të Liverpoolit, Rafael Benitez – Newcastle dhe Brendan Rodgers të Celticut.

Gerrard ka kaluar gati 20 vjet në Liverpool duke luajtur 710 ndeshje ndërsa ka shënuar 186 gola.

Megjithëse nuk e ka fituar kurrë Ligën Premier, Gerrard e ka ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve, UEFA Cup, Superkupës së Evropës.

Vlen të theksohet se për Anglinë ka luajtur 114 ndeshje dhe shënoi 21 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme