Gerrard: Tavernier do të kushtojë shumë

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Trajenri i Glasgow Rangers, Steven Gerrard, ka thënë se lojtari i tij, James Tavernier, do të jetë shumë i shtrenjtë për klubet e Premierligës.

“E njoh shumë mirë shefin ekzekutiv të Brighton-it. Kam punuar bashkë me të në FA”, ka thënë ai sipas The Evening Times.

“Ai e ka numrin tim dhe e di se ku jam. Por më mirë bën të shkojë te pronarët dhe të kërkojë një shumë tmerrësisht të madhe parash nëse e do James Tavernier”.

Tavernier, i cili po ka performanca të mira në këtë stinor, luan te klubi skocez që prej vitit 2015 kur kishte ardhur nga Wigan Atheltic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme