Gerrardi kërkon durim nga Coutinho

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri i Aston Villas, Steven Gerrard i kërkoi durim të sapoardhurit Philippe Coutinho, duke thënë se, në momentin e duhur ai do të “zgjidhet”. 

Trajneri anglez konfirmoi se Coutinho do të mund të ketë minuta këtë të shtunë kundër Manchester United dhe vlerësoi brazilianin.

Coutinho përfundoi në Aston Villa në formë huazimi me një opsion blerjeje nga Barcelona deri në fund të sezonit.

“Ai është një talent fantastik. Ne jemi shumë me fat që e kemi dhe, duke pasur kohën e duhur, ai do të çlirohet.  Vetëm emri i tij frymëzon njerëzit. Ajo që ai ka bërë në këtë sport frymëzon njerëzit. Nuk kam dyshim se me kalimin e kohës , do të shohim Philippe Coutinhon autentik ”,tha Gerrard në një konferencë për shtyp.

Të ngjashme