Getta Beqa synon kupën në Spanjë

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 13:12 | Nga

Atletja dhe kampionja botërore e fitnesit, Getta Beqa sot do të përfaqësoj Kosovën në Spanjë. Ajo do të garoj në kategorinë “Wellness Fitness”, në garat e fitnesit “IFBB ELITE PRO” që do të mbahen në Madrid nesër dhe pasnesër.

Kjo nuk është pjesëmarrja e saj e parë në garat ndërkombëtare të fitnesit që mbahen në Spanjë dhe duket se paraqitja, imazhi e suksesi i saj ndërkombëtar, ka bindur drejtuesit e këtij shteti iberik të lënë menjëanë bindjet e tyre politike karshi Kosovës.

Vitin e kaluar, Getta arriti të dalë e para në kampionatin botëror dhe atë evropian. Suksesi i arritur ka bërë që garuesja Kosovare të merr edhe oferta të ndryshme për të stërvitur sportistë anembanë globit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme