Gëzimi me rezerva i Shqipërisë për medaljet e arta

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 09:29 | Nga

Si asnjë peshëngritës i Shqipërisë në të kaluarën, Briken Çalja ka fituar tri medalje të arta në evropianin e peshëngritjes që prej 26 marsit deri më 1 prill u mbajt në Bukuresht të Rumanisë. Por suksesi i tij në evropianin për seniorë nuk ka bërë shumë bujë. Rezultatet e tij janë marrë me pak rezervë.

Kjo ka ndodhur për faktin se peshëngritja e Shqipërisë së fundi është përballur me skandale të vazhdueshme të dopingut. Shumë sportistë të Shqipërisë janë testuar pozitivisht në kohët e fundit dhe kjo ka bërë që për të festuar medaljet e Çaljës fillimisht të priten rezultatet e testimit për doping, transmeton Koha Ditore.

Ai ka fituar medaljet më 28 mars. Fitoi medaljen e artë në dygarësh në kategorinë deri 69 kilogramë e po ashtu në të dy stilet, në shtytje dhe shkëputje.

Gjithsej ngriti peshën prej 321 kilogramësh, ndërsa i dyti ishte gjermani Robert Joachim me 311 kilogramë. Ishte i vetmi garues i Shqipërisë që fitoi medalje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme