Gëzohen tifozët e United, Fellaini te gjiganti italian

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 16:28 | Nga

Marouane Fellaini mund të transferohet në Serie A. Kampioni italian Juventus ka shfaqur interesim për belgun.

Sipas “Sunsport”, nëse Juve s’do të arrijë transferimin e Blaise Matuidit, atëherë do të bëjë gjithçka për të marrë Fellainin nga Manchester United, përcjellë “Lajmi.net”.

Ditë më parë, Jose Mourinho ka bërë të ditur që Fellaini është lojtar shumë i rëndësishëm për Unitedin.

Por, kështu nuk mendojnë edhe tifozët nga “Old Trafford”, që mezi presin largimin e shtatgjatit.

Të ngjashme