Gianluca Rocchi do të gjykoj ndeshjen Çeki – Kosovë

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

UEFA tashmë ka zyrtarizuar gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian Çeki – Kosovë.

Ai është italiani Gianluca Rocchi.

Rëndësia e ndeshjes ka bërë që edhe Federata Evropiane e Futbollit, të delegoj njërin nga gjyqtarët më autoritativ në Evropë.

Rocchi edicionin e kaluar referoi finalen e Ligës së Evropës në mes Arsenalit dhe Chelseat, transmeton telegraf. Italiani këtë edicion ka gjykuar ndeshjet kryesore të Serie A, përfshirë edhe atë Inter – Juventus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme