Gianna ndante pasionin e babait për basketbollin

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Lajmi se superylli i NBA-së, Kobe Bryant ka humbur jetën në një rrëzim të helikopterit në Kaliforni të dielën, u bë edhe më tragjik me atë që pasoi – konfirmimin se vajza 13vjeçare e tij, Gianna, po ashtu humbi jetën në këtë aksident. 

Kobe dhe Gianna ishin nisur për në “Mamba Sports Academy” për një ndeshje basketbolli. Gianna do të luante atje, ka njoftuar drejtori i skuadrës, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe Bryant do të drejtonte ndeshjen si trajner. Nuk ishte diçka jashtë normales. Gianna, që ishte vajza e dytë nga katër sa i kishte Bryanti me bashkëshorten Vanessa Laine Bryant, ishte një basketbolliste pasionante. 

Dhe Bryant u sigurua që të përfshihej në zhvillimin e saj, duke stërvitur skuadrën e saj. Ai nganjëherë postonte fotografi të saj të ndeshjeve në Instagram apo video me të duke luajtur së bashku. Në fakt, Bryant e shihte Giannan, që dëshironte të luante në WNBA, si pasardhëse të trashëgimisë së tij, diçka që e konfirmoi edhe në paraqitje në emisionin e Jimmy Kimelit në vitin 2018. 

“Gjëja më e mirë që ndodh është kur dalim jashtë dhe tifozët vijnë tek unë dhe ajo qëndron pranë meje. Ata më thonë, ‘Duhet të kesh një djal, ti dhe Vanessa duhet të bëni një djalë. Duhet të kesh dikë që të vazhdojë traditën tënde, trashëgiminë’. Ajo thotë, ‘Unë merrem me këtë’. Unë i them më pas: po, ti ia del”, kishte thënë Bryant.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme