Giannoulis: Jemi këtu për të fituar, e dimë potencialin e Kosovës

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i majtë Dimitris Giannoulis, që është pjesë e PAOK-ut ka folur në konferencë për media para ndeshjes Kosovë- Greqi.

Giannoulis ka thënë se presin fitore në ndeshje ndaj Kosovës dhe janë të bërë gati për këtë takim.

Lojtari i Greqisë, Kostas Tsimikas, kishte dal pozitiv me COVID-19 para nisjes dhe do të mungojë ndaj Kosovës.

“Po natyrisht që ndjejmë keqardhje për bashkëlojtarin tonë, i cili nuk mundi të në bashkëngjitej. Jemi të gjithnjë të gatshëm, pa marrë parasysh rezultatin e lojës së parë”.

“Nuk ndjejë ndonjë lloj presioni sepse kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, na ka munguar vetëm pasimi i fundit. Në ndeshjen e nesërme presim fitore dhe do të rregullohet çështja e fitores”, ka thënë fillimisht Giannoulis.

Sipas tij Kosova ka lojtarë të mirë, por Greqia është e përgatitur për këtë ndeshje.

“Ne jemi të përgatitur të luajmë në secilën ndeshje ndaj secilit lojtarë, ne e dimë Kosova ka futbollistë të mirë. Ne do të mundohemi të luajmë ndeshjen më të mirë të mundshme”, ka thënë Giannoulis.

Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë zhvillohet të dielën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme