Giresse konfirmon largimin Edvin Kurtulus nga Kosova, tregon pse nuk u ftuan Hadërgjonaj e Rashani

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 14:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse e konfirmoi në konferencën për media se mbrojtësi Edvin Kurtulus iu është bashkuar kombëtares së Suedisë.

Kurtulus ishte kapiten i Kosova U21 dhe së fundmi u ftua edhe nga ekipi A i Kosovës nga Giresse.

Megjithatë, Kurtulus ka vendosur të mos i bashkohet Kosovës, por Suedisë, aty ku edhe luan futboll profesionist.

Trajneri francez se zgjedhjet e lojtarëve ishin sportive, ndërsa për mbrojtësin tha se ishte zgjedhje e tij largimi nga Përfaqësuesja e Kosovës.

“Këto janë zgjedhje sportive. Edvin Kurtulus ka shprehur dëshirën t’i bashkëngjitur Suedisë. Me pjesën e mbetur do t’u përgatisim katër ndeshje. Pres pyetjet tuaja”, përfundoi francezi.

Giresse ka treguar edhe arsyen se pse nuk janë ftuar në grumbullim dy futbollistët e formacionit bazë Elbasan Rashani e Florent Hadërgjonaj.

Giresse ka thënë para mediave se edhe Rashani edhe Hadërgjonaj kanë pasur arsye personale pse nuk i janë bashkuar ekipit të kombëtares.

“Siç e thashë, përzgjedhja e lojtarëve bëhet në bazë të informacioneve që ne kemi për ta. Mbi të gjitha, zgjidhjet janë sportive. Ka një arsye për mungesën e lojtarëve. Në disa raste lidhet me probleme personale, si në rastin e Elbasan Rashanit, me të cilin kemi pasur një diskutim dhe ai nuk ka qenë i gatshëm t’i përgjigjet ftesës”, tha Giresse

Për Rashanin, ai tha se ka pasur edhe kërkesë nga vet trajneri i tij në Clermont që të mos luaj në këto ndeshje.

“Zgjedhje sportive, mirëpo në rastin e Rashanit kemi pas një bisedë me trajnerin e tij, dhe kërkesa ishte që ai mos të bashkohet në këto lojë. Unë bazohem në grupimin që e kemi pasur në muajin mars dhe me të cilët kemi qenë të kënaqur”, ka thënë Giresse.

“Hadergjonaj s’ka arritur t’i përgjigjet kësaj ftese për probleme private, dhe arsyet mbesin private dhe situate është e tillë”, ka thënë ai.

Të ngjashme