Girona – Barcelona, formacionet zyrtare

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Girona dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll, La Liga.

Blaugranët janë mysafirë të rivalit të tyre lokal, Gironas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të, e cila zhvillohet nga ora 16:15 në Municipal de Montilivi.

Skuadra e Ernesto Valverdes vjen në këtë ndeshje pas shtatë fitoreve radhazi dhe synon ta vazhdojë këtë formë për të rritur diferencën e pikëve me ndjekësit.

Në anën tjetër, vendasit e Gironas nuk janë aspak në formë të mirë dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga kjo ndeshje e vështirë ndaj rivalit lokal.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme për këtë ndeshjes.

Girona: Bonou, Pedro Porro, Bernardo, Alcala, Juanpe, Valery; Pere Pons, Aleix Garcia, Portu, Granell and Stuani.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Vidal; Coutinho, Messi, Suarez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme