Giroud drejt Lyonin

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Përfaqësueses së Francës, Olivier Giroud pritet të jetë përforcimi i parë te skuadra e Lyonit gjatë afatit kalimtar të janarit, ka njoftuar të mërkurën e përditshmja “L’Equipe”.

Giroud pritet t’i bashkohet Lyonit si lojtar i lirë, pasi ka kërkuar shkëputjen e kontratës me Chelsean që i skadon në fund të këtij edicioni. 33-vjeçari, dëshiron të largohet nga Chelsea për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën e tij, transmeton Koha Ditore.

Atij te Lyoni, i është ofruar kontratë për një vit e gjysmë, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Giroud, këtë edicion ka shënuar një gol në gjashtë paraqitje te Chelsea në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Chelseat prej janarit të vitit të shkuar kur u transferua nga Arsenali për 20 milionë euro. Giroud ka bërë karrierë edhe te Montpellieri, Toursi, Grenoble e Istresi. Ka edhe 94 ndeshje e 37 gola të shënuara me Francën.

Të ngjashme